Hajrulla Çeku në Kuvend fajësohet se e bllokoi licencimin e FFK-së, kërkohet reflektimi i tij

Prishtinë | 07 Pri 2023 | 16:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Se Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit sot është bërë pjesë e grupeve të interest dhe me qëllime të caktuara ka neglizhuar dhe vonuar procesinë e licecimit të FFK-së, e konfirmoi sot edhe Deputeti, Bekim Haxhiu i cili kërkoi nga ministri të mos e zvarrit këtë proces pasi klubet po  pësojnë më së shumti.

“Doemos mbështes procesin e licencimit, mirëpo me këtë proces të licencimit, klubeve të futbollit u janë humbur 3.2 milionë euro në vitin 2022, për shkak të një vendimi të ministrit në fund të vitit të kaluar për ndërprerjen e dhënies së vërtetimeve për sponsorizim derisa procesi i licencimit është në vazhdim e sipër. Dhe kjo i ka shkaktuar dëme të mëdha futbollit kosovar, duke ua pamundësuar klubeve që të marrin vërtetime për sponsorizim edhe pse kishin kontrata valide. Ky është një vendim i gabuar i ministrit Çeku”, tha ndër tjera sot deputeti Haxhiu, i cili fajësoi ministrin Çeku edhe për ndërprerjen e projekteve të Stadiumit Nacional dhe stadiumin “Adem Jashari”.

MKRS e mbështetur edhe në grupe të interest ka bërë që sot shumë klube të përjetojnë situatë të vështirë financiare pasi e ka ndal ligjin e sponsorizimit. Ky bllokim i licencimit tashmë është i qartë dhe ka adresë të saktë. Duke besuar se duke i bllokuar klubet do të ndikojnë tek ato që t’ja kthejnë shpinën FFK-së dhe kryetarit Agim Ademi dhe të sjellin njerëzit e tyre, u ndërhy në procesin e licencimit. Mirëpo tashmë është e qartë që nuk do të ndodhë, pasi klubet më të bashkuara se kurrë e mbështetin këtë FFK dhe do të jenë mbrapa saj dhe nuk do të ndikohen nga askush nga jashtë.

Të ngjashme