Hajvalia ndal Prishtinën

Prishtinë | 15 Nën 2016 | 15:15 | Nga

Prishtina ka barazuar në xhiron e 14-të Vala Superligës së Kosovës në futboll.

Prishtinasit nuk ka arritur të triumfojë kundër Hajvalisë duke barazuar pa gola 0-0.

Pjesa e parë kaloi në dominim të prishtinasve, por nuk ia arritën të shënojnë gol.

Genc Hamiti në minutën e e 38-të takimit kishte rastin më të mirë për skuadrën bardhekaltër, duke goditur shtyllën nga afërsia, ndërsa Makenda nuk arriti ta dërgojë drejt rrjetës pasi ngatërrohet me topin.

Edhe në pjesën e dytë kampionët e disafishtë të Kosovës e kërkuar rrugën e golit, por nuk ia arritën të tundin rrjetën e Halimit.

Në minutën e 65-të, Kçiku i Hajvalisë gjuan bukur teksa topi shkon fare pranë portës së portierit Alban Muçiqi.

Një rast të bukur për shënim e pati, Debatik Curri, i cili nuk arriti që në minutën e 84-të të mposht portierin e Havalisë.

Në vazhdim të takimit më nuk pati raste dhe kështu, ndeshja filloi me rezultatin e barabartë 0-0.

Pas këtij barazimi, Prishtina mbetet në vendin e dytë me 31 pikë, përkatësisht ka një më pak se lideri Trepça ’89, e cila nesër do të takohet me kampionin aktual, Feronikelin.

Ndërsa për Hajvalinë kjo ishte pika e shtatë dhe gjendet në pozitën e parafundit të renditjes tabelore të ligës elitare kosovare.

Ndeshjet tjera:

lojt

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme