Ekonomia Online
FUNDIT

Haki Abazi deklaron se e flet gjuhën dari

Haki Abazi deklaron se e flet gjuhën dari

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka deklaruar se e flet edhe gjuhën dari. Në Formularin për Broshurën e Parlamentarëve që e ka siguruar Express, Abazi ka deklaruar se, përveç gjuhës amtare, flet edhe gjuhën angleze, sllave dhe gjuhën dari. Gjuha dari ose darishtja, e njohur edhe si persishtja dari, është një variant i gjuhës […]

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka deklaruar se e flet edhe gjuhën dari.

Në Formularin për Broshurën e Parlamentarëve që e ka siguruar Express, Abazi ka deklaruar se, përveç gjuhës amtare, flet edhe gjuhën angleze, sllave dhe gjuhën dari.

Gjuha dari ose darishtja, e njohur edhe si persishtja dari, është një variant i gjuhës perse që flitet në Afganistan.

Termi dari është pranuar zyrtarisht që të zëvendësoj termin “perse” nga qeveria afgane në vitin 1964.

Të ngjashme