Haki Abazi i kërkon Ahmetit të japë dorëheqje

Prishtinë | 26 Mar 2017 | 14:18 | Nga

Haki Abazi, drejtor i “Rockfeller Brothers Fund”, i cili njihet për kritikat e vazhdueshme ndaj pushtetit, ka reaguar pas pamjeve të publikuara mbrëmë nga Gazeta Metro, ku Shpend Ahmeti shihet në një jaht luksoz në Budvë.

Përmes një postimi në Facebook, Abazi ka shprehur pakënaqësinë e tij rreth ‘jetës luksoze’ që po bëjnë politikanët kosovarë, përderisa populli ka nevojë për shumëçka.

Ai kërkon dorëheqjen edhe të të tjera figurave publike, të cilët, siç thotë ai, sorollaten dhe bëjnë luks.

“Dua ta kujtoj sot Agim Hajrizin- heroin e Kosovës që nuk e ka dhënë jetën së bashku me djalin edhe nënën që sot të tjerët me u sorrollatë ne Jahta të Budvës. Jep Dorëheqje!”, ka shkruar Abazi.

“Dua të kujtoj gjithashtu Bajram e Gursel Sylejmanin- dy artistë, heronj, që nuk e kanë dhënë jetën që sot të tjerët me u sorrollatë haremave të Stambollit e villave të Alpeve të Francës. Jepni dorëheqje!”, ka shtuar ai.

Ai më tutje, tha se Kosova nuk është e partive politike, e as pronë e askujt por e gjithë atyre që dhanë gjithçka për të.

“Kosova nuk është e partive politike as pronë private e askujt, as pronë e Stambollit e as e Francës- është e qytetarëve dhe atyre që kanë dhënë gjithçka për të”, ka përfunduar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme