Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka vazhduar me deklaratat e tij të cilat komentohen mjaft shumë në opinion.
Ai ka publikuar një fotografi nga takimi i djeshëm me senatorët amerikanë, së cilës i ka vënë edhe një mbishkrim.
Ka thënë se Kosova tanimë është e çliruar nga krimi dhe korrupsioni, mirëpo pa dhënë ndonjë argument që ia mbështet këtë teori.
“Kosova e çliruar nga krimi dhe korrupsioni, në partneritet të përhershëm me SHBA-të dhe anëtare në NATO dhe BE”, ka shkruar Abazi.