Ekonomia Online
FUNDIT

Haki Abazi që nga viti 2012 ka blerë patundshmëri me vlerë 400.000 euro

Haki Abazi që nga viti 2012 ka blerë patundshmëri me vlerë 400.000 euro

Haki Abazi ka qenë pjesë e shoqërisë civile deri në vitin 2019 kur edhe zyrtarisht iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit. Në deklarimin e pasurisë që ka bërë, Abazi shihet që prej vitit 2012 e deri në vitin 2020, ka blerë patundshmëri në vlerë prej 400 mijë eurove. Në vitin 2012 ka deklaruar shtëpi […]

Haki Abazi ka qenë pjesë e shoqërisë civile deri në vitin 2019 kur edhe zyrtarisht iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Në deklarimin e pasurisë që ka bërë, Abazi shihet që prej vitit 2012 e deri në vitin 2020, ka blerë patundshmëri në vlerë prej 400 mijë eurove.

Në vitin 2012 ka deklaruar shtëpi në vlerë prej 250 mijë euro, 2 banesa të blera në vlerë prej 150 mijë euro i ka deklaruar nga viti 2013-2016.

Përveç këtyre Abazi ka deklaruar një shtëpi tjetër në vlerë prej 300 mijë euro të cilën e ka blerë në vitin 2001.

Ish-zëvendësi i Kurtit sa ishte kryeministër, në formularët e Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit ka deklaruar pasuri në vlerë prej rreth 1 milion euro.

Ai posedon letra me vlerë prej rreth 150 mijë euro. Abazi gjithsej i ka 3 shtëpi, 2 banesa, 3 vetura në vlerë prej mbi 30 mijë euro.

Të ngjashme