Haki Abazin e fyen rëndë një person, deputeti publikon mesazhin

Prishtinë | 08 Jan 2024 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, tash i pavarur, Haki Abazi, ka nxjerrë një mesazh në profilin privat të tij ku një person e fyen rëndë për shkak të qëndrimeve të fundit të Abazit.

“Shikojeni monologun e çmendurisë, trauma të thella e indoktrinim i sëmurë! Nuk e njoh njeriun, nuk e di kush është. As edhe një shkronjë nuk ka të bëjë me të vërtetën, e burri botës shkruan, fyen e vjellë vrerë me zell sikut me qenë zoti! Fol burrë me fakte jo përrallat e Dejona Mihalit”, ka shkruar Abazi.

Të ngjashme