Hakmarrja e Thaçit për dekoratat

Prishtinë | 22 Shk 2018 | 08:09 | Nga

Lojë, hakmarrje e zmbrapsje nga një vendim e kanë quajtur analistët politikë tërheqjen e presidentit Hashim Thaçi, nga lista e të dekoruarve me Medaljen Presidenciale të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, që zyra e tij e ka bërë publike një ditë para përvjetorit të Pavarësisë, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas tyre, tërheqja e Thaçit, që ka ndodhur pas katër ditësh të publikimit të listës, është veprim i ndërmarr nga inati që atij iu refuzuan dekoratat nga një numër i personaliteteve dhe organizatave që janë pjesë e listës së të dekoruarve.

Presidenca e Kosovës më 16 shkurt ka publikuar një listë me emrat e 255 personave dhe organizatave që janë dekoruar me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë. Katër ditë më vonë, në rrjetin social Facebook, Thaçi me anë të një postimi është tërhequr nga kjo listë, duke thënë se ajo ka qenë listë e të propozuarve dhe vetëpropozuarve për dekorata dhe jo e të dekoruarve, siç shkruan në listën që u është përcjellë mediave.

Gazeta ka kërkuar sqarime lidhur me këtë nga Presidenca e Kosovës, por Zyra për media e këtij institucioni të mërkurën nuk ka kthyer përgjigje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme