Halil Kastrati: 51 shtëpi do të ndërtohen në Mitrovicë

Prishtinë | 31 Jan 2019 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

51 shtëpi do të ndërtohen në Mitrovicë për familjet me kushte të vështira financiare, tha Halil Kastrati nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”

Gjatë ditës së sotme Komuna e Mitrovicës ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, për ndërtimin e 40 shtëpive.

Këtë lajm e bëri të ditur humanisti Halil Katrati ku tregoi se për secilën shtëpi komuna do të dhurojë 5 mijë euro.

“Për krejt këto shtëpi Komuna e Mitrovicës siguron edhe parcelën për ndërtimin e shtëpive”.

“Kësaj mirësie ju bashkangjiten edhe djemtë e Mitrovicës ku do t’i ndërtojnë 10 shtëpi në këtë komunë”

“Edhe Kryetari i Komunës së Mitrovicës shprehi dëshirën që një shtëpi komplet ta financojë, ai personalisht”, ka shkruar Kastrati në rrjetin social Facebook.

Ja postimi i plotë i tij:

Lajm i madh 51 shtepi do te ndertohen ne komunen e MitrovicesSot u nenshkrua memorandumi bashkepunues mes Shoqates…

Posted by Halil Kastrati on Thursday, January 31, 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme