Ekonomia Online
FUNDIT

Halil Kastrati përgjigjet nëse planifikon që të hyjë në politikë

Halil Kastrati përgjigjet nëse planifikon që të hyjë në politikë

“Me dëshirën time asnjëherë”. Kështu është përgjigjur, Halil Kastrati nga shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, duke mohuar se nuk planifikon që të hyjë në politikë, njofton Klan Kosova. “Jam shumë mirë këtu ku jam. Mendoj që përderisa kemi ardhur në këtë ditë që është vlerësim i popullatës, shpirti më thotë të jem këtu. Nuk jam […]

“Me dëshirën time asnjëherë”.

Kështu është përgjigjur, Halil Kastrati nga shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, duke mohuar se nuk planifikon që të hyjë në politikë, njofton Klan Kosova.

“Jam shumë mirë këtu ku jam. Mendoj që përderisa kemi ardhur në këtë ditë që është vlerësim i popullatës, shpirti më thotë të jem këtu. Nuk jam i dhënë për politikë”, është shprehur Kastrati në Info Magazine.

“Dikush e sheh veten ndoshta edhe këtu edhe në politikë, unë jam i dobët për sfera tjera, përfshirë edhe politikën. Këtu ku jam, jam shumë mirë. Dua të vazhdoj këtu deri në ditët e fundit të jetës sime”.

Të ngjashme