Halil Matoshi kujton fjalimin që e kishte mbajtur në Amerikë para 27 vjetësh (Video)

Prishtinë | 22 Maj 2017 | 13:08 | Nga

Anëtari më i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Halil Matoshi, i cili është në garë për deputet të Kuvendit të Kosovës, ka përkujtuar një fjalim që ka mbajtur në Amerikë mbajtur në vitin 1990. Matoshi në fjalimin e tij në atë kohë i bënte thirrje kosovarëve që jetonin në mërgim që të ktheheshin në Kosovë dhe të investonin kapitalin e tyre në vendlindje.

Matoshi në fjalimin e tij para të pranishmëve në një mbrëmje organizuar nga Liga Shqiptaro-Amerikane, bënte thirrje që Kosova të jetë një shtet i ndërtuar mbi traditat e Fan Nolit dhe Hasan Prishtinës.

“Dallimet politike dhe shumësia e mendimit janë parimet kryesore të demokracisë. Ua përcjellë dëshirat e rinisë kosovare që të bashkoheni të vendosni demokracinë në Kosovë. E edhe ju të ktheheni në vendlindje se guri peshon më së rëndi në vendin e vet. Ta investoni kapitalin tuaj atje, të investoni në Kosovën. Koha është që të bashkohemi, t’i bashkohemi familjes së qytetëruar e të lirë edhe ne qytetarët. Na burgosën, por liria nuk burgoset. Na vranë, por liria nuk vrahet. Na izoluan, por shpirti liridashës nuk mbyllet. Na helmuan, por edhe kjo është e kotë, se liria nuk helmohet”, thotë Matoshi

Ish gazetari dhe publicisti Halil Matoshi, në një fjalim në Amerikë mbajtur në vitin 1990, kishte përcjellë përshëndetjet e rinisë kosovare, që në vetë bartte mesazhin e thirrjes për liri dhe demokraci.

Na vranë, thoshte Matoshi, por liria nuk vrahet. Na izoluan, thoshte ai, por shpirti liridashës nuk mbyllet.

“Na burgosën, por liria nuk burgoset. Na vranë, por liria nuk vrahet. Na izoluan, por shpirti liridashër nuk mbyllet. Na helmuan, por edhe kjo është e kotë, se liria nuk helmohet, thoshte Halil Matoshi në vitin 1990 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të ngjashme