Gjuha arrogante e përfaqësuesve të shtetit tregon pasiguri në udhëheqje të shtetit.
Kështu vlerëson Zëdhënësja Politike e LDK-së, Sibel Halimi, e cila thekson se periudha e qeverisjes së qeverisë aktuale për rezultat ka instalimin e frikës, transmeton Klankosova.tv.
“Qeverisja e mirë nënkupton ndër të tjera edhe qasjen e përfaqësuesve të shtetit karshi problemeve a rasteve të shfaqura në përditshmëri. Arroganca dhe gjuha e urrejtjes e ardhur nga lartë tregon për një pasiguri në udhëheqje të shtetit dhe papërgjegjësi në rolin që kanë në krijimin e diskursit publik”, është shprehur Halimi.
“Fatkeqësisht, përgjatë kësaj periudhe të qeverisjes, rezultatet kryesore të saj janë instalimi i frikës dhe kërcënimit si mjet i komunikimit të tyre. Qytetarët e këtij vendi kanë nevojë për siguri dhe ndjenjën për të qenë pjesë e shtetit, i një vendi që dikush i udhëheqë, pavarësisht se çfarë bindje politike a kategorie shoqërore i takojnë”.
“Në të kundërtën, kjo qeverisje më së miri karakterizohet me thënien “Nëse mjeti juaji i vetëm është çekiçi, keni tendencën ta shihni çdo problem si një gozhdë””.