Gruda: VV-ja me këmbëngulje të pakuptimtë po bllokon konstituimin e Kuvendit

Prishtinë | 28 Pri 2025 | 21:06 | Nga Ekonomia Online

Në emisionin “Rubikon” po diskutohet rreth bllokadës së konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Lidhur me këtë, deputetit i zgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda ka thënë se është Lëvizja Vetëvendosje ajo e cila me këmbëngulje të pakuptimtë po bllokon këtë proces, transmeton Klankosova.tv.

“Gjasat janë që të ndodh e njëjta, sepse siç e shihni, partia që është fituese relative e zgjedhjeve nuk do që ta konstituojë, dhe nuk do që të sillet në mënyrë kushtetuese dhe ligjore, por do që me një këmbëngulje të pakuptimtë ta bllokojë procesin e konstituimit të Kuvendit, dhe ne nuk duam që të vendosemi në një pozicion ku na imponohet një mënyrë e votimit”, u shpreh Gruda.

Të ngjashme