Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas njoftimit të IHMK-së, në orët e para të ditës ka mundësi për mjegull.
Temperaturat minimale parashihet të lëvizin mes 0 deri në 3 gradë, ndërkaq ato maksimale gjatë ditës do të arrijnë nga 10 deri në 13 gradë Celsius.