U mbajt akademi përkujtimore në nderim të profesorit universitar Aziz Dujaka.
Me këtë rast, dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportiv, Florian Miftari, vlerësoi lart kontributin e Aziz Dujakës në katër dekada në sport dhe arsim, siç tha, duke mbetur një shtyllë e dijes dhe shembull i profesorit, i çmuar edhe jashtë vendit, raporton Ekonomia Online.
“Me dhimbje morëm lajmin për vdekjen e profesorit. Profesor Azizi ishte shumë më tepër se mësimdhënës. Ishte edukator, frymëzues dhe mbi të gjitha një njeri me zemër shumë të madhe dhe profesor shembullor. Gjatë katër dekadave ai i dha sportit dhe arsimit dashurinë dhe përkushtimin me sinqeritet. U shqua si sportist i dalluar. Ishte kampion në gjimnastikë, not e të tjera. Për 40 vjet mbeti shtyllë e dijes dhe shembull i një profesorit model. Ishte ekspert i vertetë që shumë vende të rajonit na kishin lakmi”, tha Miftaraj.