Halimi i reagon Kurtit: Fushata duke u ulur në karrocë është tallëse

Prishtinë | 01 Mar 2023 | 18:05 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se kryeministri Kurti do të duhej që sot të postonte ndonjë rezultat të qeverisjes së tij në Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës.

Ajo e ka kritikuar Kurtin që u ul në karrocë, duke thënë se është fushatë tallëse.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, kryeministri i vendit do të duhej të postonte ndonjë rezultat të qeverisjes së tij. Diçka që e dallon nga të tjerët.

A është bërë ndonjë hap në përmirësimin e të drejtave të kësaj kategorie të shoqërisë? A është eliminuar ndonjë pengesë? Fushata duke u ulur në karrocë është tallëse, kryeministër?!”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme