Kuvendi i Komunës së Prishtinës ka nisur diskutimi për çështjen e ndërtimit të xhamisë së re në Prishtinë.
Kryesuesi i Asamblesë së Prishtinës, Halim Halimi ka thënë se Kuvendi e ka kryer punën e tij sa i përket xhamisë Qendrore.
“Nuk është çështje e Kuvendit, kur Kuvendi më 23 shkurt 2012 ka marr vendim për ndarjen e lokacionit për ndërtimin e Xhamisë. Pra Kuvendi e ka kryer punën e vet si duhet. E gjithë çështja është çështje e ekzekutivi se si vepron tash e tutje. Në vendim shkruan se për këtë vendim duhet të përkujdeset tash, kryetari i Komunës dhe Drejtoria. Ne mund të informohemi lidhur më këtë, por nuk mund të marrim vendim”, tha Halimi.