Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti theksoi se 24 marsi i vitit ‘99 shënon një nga datat më të veçanta historike të Kosovës dhe kombit shqiptar.
Ai në një postim në rrjetin social “Facebook” shkruan se fushata e bombardimeve e paraprirë nga përpjekjet e shumta, lufta çlirimtare dhe sakrificat e panumërta të popullit shqiptar u hapi rrugë lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Lexoni të plotë postimin e Halitit në Facebook:
“24 marsi i vitit ‘99 shënon një nga datat më të veçanta historike të Kosovës dhe Kombit shqiptar; atë të nisjes së sulmeve ajrore të NATO-s kundër forcave serbe dhe shtrirjen e luftës çlirimtare të UÇK-së në Dukagjin.
Fushata e bombardimeve, e paraprirë nga përpjekjet e shumta, lufta çlirimtare dhe sakrificat e panumërta të popullit shqiptar, i hapi rrugën lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”.