Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka thënë se koalicioni qeveritar PDK dhe LDK nuk i ka votat e mjaftueshme për të votuar demarkacionin me Malin e Zi.
Në një intervistë për televizionin publik, Haliti tha se mosvotimi do të shkaktojë pasoja për Kosovën.
Sipas tij, këtu duhet një ndërhyrje e bashkësisë ndërkombëtare. “Mali i Zi është në NATO dhe kushdo që e cenon është në problem me NATO-n”, është shprehur ai.