Haliti: Kosova do të ketë pasoja, do të “ndëshkohen” qeveritarët edhe individualisht

Prishtinë | 01 Kor 2023 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka parashikuar ditë të këqija për Kosovën, pas paralajmërimit për vendosje të sanksioneve nga SHBA dhe BE.

Ai ka theksuar për Gazeta Blic se vendosja e sanksioneve do të ketë pasoja shumë të rënda për të ardhmen e Kosovës.

“Një vend si Kosova, ku njerëzit e saj janë prezantuar si pro evropian, pro perëndimor dhe qeveria të veprojë në kundërshtim me rrjedhën e lumit, në kundërshtim me mesazhet që vijnë nga SHBA-ja dhe BE-ja, dhe të veprojë në kundërshtim me interesat e Kosovës, përveqëse kundër interesave të Kosovës, të veprohet kështu është gabim dhe pasojat për të ardhmen e Kosovës do të jenë të paparishikueshme”, thotë ai në një prononcim për Gazeta Blic.

Haliti ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i ndërpres siç u shpreh ai aventurat politike dhe t’i dëgjoj këshillat e ndërkombëtarëve.

“Unë do të dëshiroja dhe uroja që të ndërpriten aventurat politike të Qeverisë dhe prezantimi i Kosovës nga një shfaqje që e kemi të prezantuar në botë që provokon konflikte dhe t’izbatojmë kërkesat që ka perëndimi ndaj nesh, ky është një obligim i domosdoshëm i Qeverisë së Kosovës kështu mendoj që do të duhej të vepronte Qeveria”.

Haliti nuk pret rënie të Qeverisë Kurti, derisa ka parlajmëruar sanksione të menjëhershme nëse nuk i plotësojmë kërkesat e SHBA-së e BE-së.

“Qysh me ra Qeveria kur është e papërgjegjshme. Sanksionet do të jenë të menjëhershme nga SHBA-ja dhe BE-ja dhe do të jenë me pasoja edhe individuale, inidivid të caktuar brenda Qeverisë së Kosovës por edhe në përgjithësi për interesat e vendit. Është e pamundur të bie qeveria, sepse ata nuk japin dorëheqje, ata po konsiderojnë veten që kanë të drejtë. Dhe e dyta, kryetarët e komunave të cilët kanë vendosur të qëndrojnë dhe ‘sakrifikojnë’ për Kosovën në dy zyrat në komuna veriore të Kosovës, atëherë unë po mendoj që do të kenë përgjegjësi bashkë me të gjithë ata që i joshë për me qëndru në pozitë”, tha Haliti për Gazeta Blic.

Të ngjashme