Haliti: Marrëveshja e vitit 2013 e ka njohjen “de fakto”, prolongimi nuk shkon në favor të Kosovës

Prishtinë | 16 Sht 2023 | 20:45 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, në një deklaratë në lidhje me takimin në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë ka thënë se marrëveshja e vitit 2013 e përmban brenda njohjen “de fakto” të shtetit të Kosovës.

“Prolongimi i fillimit të zbatimit të marrëveshjes nuk shkon në favor të Kosovës”, ka theksuar Haliti.

Ndërkohë sipas tij, po zhvillohet fushatë e qëllimshme servilosjeje për ta futur sa më thellë në gabime kryeministri Kurti, pasojat e së cilës e shpiejnë Kosovën në rrugë pa kry.

DEKLARATA E PLOTË:

Marrëveshja e vitit 2013, për ata që dinë të lexojnë politikisht, në mes rreshtave, në vetëvete e ka njohjen “De Fakto”. Por, fatkeqësisht nuk po duan ta pranojnë.

Obligimet që kanë marrë të dyja vendet, nëse nga të dyja palët ka gatishmëri që të zbatohen obligemet, procesi në vetëvete do jetë njohja reciproke e padeklaruar. Prolongimi i fillimit të zbatimit të marrëveshjes nuk shkon në favor të Kosovës.

Më vjen keq që po zhvillohet fushatë e qëllimshme servilosjeje për ta futur sa më thellë në gabime zotin Kurti, pasojat e së cilës na shpiejnë në rrugë pa kry. Prandaj, mendoj që në bisedime duhet të jemi largpamës për të ardhmen e vendit dhe të rajonit.

Të ngjashme