Ish-anëtari i UÇK’së, Xhavit Haliti ka thënë në emisionin Pressing në T7 se sulmet e gabuara të NATO’s mbi caqet në Kosovë kanë ndodhur për shkak të gabimeve në informacione.
Ai thotë se ishte ana shqiptare që kishte gabuar në disa koordinata kur ishin bërë sulmet.
“Mund të flasin njerëzit cfarë të dojnë, por gabimi ishte i yni, e jo i tyre”, ka thënë ai.
Ai thotë se koordinatat ishin dhënë me anë të radiolidhjeve.
“Ne jua dhamë koordinatat. Me anë të radiolidhjes. Ishin pikat kryesore sikur Feronikeli, Dubrava etj…”, shtoi ai.
Sot më 24 mars është 22 vjetori i fillimit të ndërhyrjes humanitare të NATO’s në Kosovë.
Në emisionin Pressing po diskutojnë akterët e kohës mbi rrjedhjen e ngjarjeve në atë kohë.