Haliti thotë se shumë persona kanë marrë azil politik duke gënjyer se po kërcënohen në Kosovë

Prishtinë | 07 Pri 2023 | 11:12 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i Komisionit për Punën të Jashtme Xhavit Haliti tha se disa nga ambasadat e Kosovës nëpër botë, janë shndërruar në biznese që garojnë me njëra tjetrën se cila po fiton më shumë para, raporton Ekonomia Online.

Gjatë raportimit të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, Haliti, deklaroi se ka një lëvizje anti-kosovarë në botë nga vetë kosovarët, të cilët janë larguar nga këtu duke kërkuar azil politik me akuzat se shqiptarët po i kërcënojnë këtu dhe kërkoi që të tillëve t’u revokohen pasaportat kosovare.

“Ambasadat tona janë shndërruar në biznese dhe shtyhen me njëra tjetrën se cila fiton më shumë”.

“Janë paraqitur shumë shqiptarë me emra të rrejshëm duke thënë se në shqiptarët në Kosovë po na kërcënojnë, kanë marr azil, a duhet të i shikojnë ambasadat pasaportat e tyre. Ka një lëvizje anti-Kosovë të kosovarëve jashtë vendit me statusin e azilantit politik”, ka thënë Haliti.

Për këtë, ministrja Gërvalla tha se nuk është në dijeni për këtë fushatë, por që premtoi se do të merret me kët punë.

Të ngjashme