Hamann prezanton paketën për BMW X4 të ri

Prishtinë | 31 Dhj 2019 | 19:36 | Nga Ekonomia Online

Në ofertën e kompanisë që merret me modifikimin e veturave, Hamann, gjendet edhe paketa për gjeneratën e re të modelit X4 të BMW-së.

Paketa e re përfshinë disa pjesë për zbukurim dhe amortizatorët e modifikuar, transmeton Koha.net.

Image

Gjithashtu, Hamann për këtë X4 të ri ka zgjedhur edhe mbrojtësin e ri shtesë të përparmë (spoiler), mbrojtësit e rinj anësor, mbrojtësin e ri shtesë të pasmë, mbrojtësin shtesë në bagazh, mbrojtësin e pasmë shtesë (spoiler) në çati, etj.

BMW X4 i ri, po ashtu, nga Hamann tani ka edhe gypat e rinj të sistemit të shkarkimit të gazrave si dhe set të ri të rrotave 22-inçësh “Anniversary Evo” nga alumini.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme