Hamas: Grupet palestineze arritën armëpushim me Izraelin në Gaza

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 12:13 | Nga

Lëvizja palestineze e rezistencës Hamas bën të ditur se është arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza dhe se grupet palestineze do ta respektojnë atë nëse e njëjta respektohet edhe nga pala izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).

“Pas një rezistencë të suksesshme ndaj agresionit izraelit në orët e kaluara pati shumë ndërmjetësime. Është arritur marrëveshje për kthimin në armëpushimin e vitit 2014. Grupet palestineze të rezistencës do të respektojnë marrëveshjen derisa të njëjtën e bënë edhe pushtuesi”, ka thënë zyrtari i Hamasit Khalil al-Hayya.

Al-Hayya nuk zbuloi detaje shtesë rreth armëpushimit të arritur ndërsa pala izraelite ende nuk e ka konfirmuar këtë informacion.

Mijëra palestinezë kanë protestuar që nga fundi i marsit në kufirin e Gazës për okupimin izraelit dhe zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds. Deri më tani, forcat izraelite kanë vrarë të paktën 115 palestinezë dhe plagosën disa mijëra demonstrues të tjerë.

Tensionet në Gaza u përshkallëzuan edhe më tej pas sulmeve të djeshme ajrore izraelite në Gaza, për të cilat Izraeli pretendon se janë kundërpërgjigje ndaj sulmeve me raketa nga Gaza. Të paktën katër palestinezë u vranë në sulmet në Gaza.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme