Hamasi thotë se 90 palestinezë u vranë në sulmin në Jabalia

Prishtinë | 18 Dhj 2023 | 08:26 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarët shëndetësorë të Hamasit kanë thënë që së paku 90 palestinezë janë vrarë nga sulmet ajrore të Izraelit në kampin e refugjatëve Jabalia në Gaza, shkruan BBC.

Sulmet goditën një bllok banimi që po strehonte dy familje, sipas ministrit të Shëndetësisë.

BBC-ja ka thënë që nuk ka mundur ta konfirmojë numrin e viktimave.

Për më tepër, ende nuk ka ndonjë koment të menjëhershëm nga Izraeli, që po insiston që po i shënjestron ato që i ka quajtur infrastruktura terroriste.

Të ngjashme