Hamburgeri 800 eurosh me flori dhe tartuf për perandorin e ri japonez

Prishtinë | 10 Pri 2019 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Restoranti i një hoteli luksoz në Tokio, “Oak Door” i “Grand Hyatt” në lagjen Roppongi, ka përgatitur një super hamburger me vlerë 800 euro për të festuar kurorëzimin e perandorit të ri të Japonisë, Naruhito, event që u mbajt në Akihito.

Bëhet fjalë për “Golden Giant Burger” dhe do mbetet në menu deri në fund të qershorit, shkruan oranews.

Image

Paninia speciale peshon 3 kg, me diametër 25 cm dhe përmban “foie gras” (pjatë franceze me bazë mishin e rosës ose të patës, shumë e kushtueshme), feta të holla të mishit të lopës dhe tartuf të zi.

E gjitha kjo, e mbyllur nga dy feta bukë me grimca floriri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme