Hamdi Ibrahimi reagon pasi Ahmeti e quajti rrenc

Prishtinë | 28 Sht 2016 | 17:11 | Nga

Kryetar i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi, përmes një letre të hapur ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti i cili në një audio incizim dëgjohet duke u thënë banorëve të banesave të “Dardanisë” se “Hamdi Ibrahimi po ju rren”.

Gjatë ditës. Ekonomia Online ka publikuar një audio-incizim, ku Ahmeti debaton i revoltuar me banorët të cilët në mbrëmjen e së martës kishin shkuar te shtëpia e tij. Aty mes tjerash, kreu i kryeqytetit e quan disa herë “rrenc” kryetarin e gjykatës më të madhe në Kosovë.

Ibrahimi përmes kësaj letre ka kërkuar nga Shpend Ahmeti që të sqaroj se për çfarë rrenash bëhet fjalë.

Letra e plotë e Hamdi Ibrahimit:

Kryetar Ahmeti,

Në media po qarkullojnë lajme se Ju-dje- keni pas një takim me disa qytetarë të Prishtinës –banor të Lagjes “Dardania” e të cilët janë larguar nga banesat e uzurpuara apo duhet të largohen, sipas vendimit të plotfuqishëm të gjykatës dhe me kërkesë të kreditorit NP për Banesa në Prishtinë. Gjithnjë sipas mediave Ju u jeni drejtuar këtyre qytetarëve me fjalët:

“Hamdi Ibrahimi po ju rren”, dhe Mos hajdeni këtu me rrena të Hamdi Ibrahimit”

Z.Ahmeti,

Vetëm publikimin e një informacioni në ndonjërën prej mediave ,me gjithë respektin për media- nuk është e mjaftuar që të konsiderohet si e mirëqenë-përkatësisht si e vërtetë.Ju deri tani nuk i keni demantuar këto shkrime.

Prandaj ,ju drejtohem publikisht që të sqaroni a janë këto deklarata të juaja?

Në media thuhet se ka incizim të fjalëve të juaja.

Besoi se e kuptoni mirë arsyen përse e kërkoi këtë sqarim.

Nëse keni deklaruar kështu sikurse po prezantohet në media,publikisht kërkoi që opinionit ti sqaroni se cilat janë këto rrena të Hamdi Ibrahimit? A e ke dëgjuar ndonjëherë Hamdi Ibrahimin të ketë përmend emrin e Shpend Ahmetit në lidhje me këto banesa? A e ke dëgjuar Hamdi Ibrahimin të ketë bartë përgjegjësinë te ndonjë institucion për shkak të lirimit të këtyre banesave? A nuk ke lexuar dje se Hamdi Ibrahimi në takim me qytetarë ka dhënë sqarime të duhura korrekte dhe profesionale lidhur me veprimin e gjykatëse? A nuk ke lexuar dje se kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë i ka njoftuar qytetarët se vetëm kreditori mund të kërkoi ndalimin e procedurës së ekzekutimit-dhe kreditor është Ndërmarrja Publike Banesore?

Kush po rren z.Ahmeti?

Me respekt
Hamdi Ibrahimi
Kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme