Hamiti i LDK: Me Qeverinë Kurti II, Kosova i ka punët më keq brenda, shumë më keq në raport me botën

Prishtinë | 17 Kor 2023 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka bërë një shkrim, në të cilin kritikon Qeverinë Kurti se e ka ndryshuar për të keq vendin.

Hamiti ka deklaruar se Kurti dhe Vetëvendosje gjatë viteve të kaluara i kishin dhënë “gjithë dëshmitë e sjelljes së papërgjegjshme, madje edhe të dhunshme, në kohën kur ishin në opozitë, por edhe gjatë Qeverisë jetëshkurtër Kurti I.”

Sipas tij, Kosova ka pësuar vetëm ndryshim për të keq prej ardhjes së Qeverisë Kurti II.

“Kosova i ka punët më keq brenda. Shumë më keq në raport me botën”, shprehet ai.

Të ngjashme