Hamza: Aftësia e kufizuar asnjëherë nuk duhet të shihet si një kufizim, por si aftësi e ndryshme

Prishtinë | 03 Dhj 2024 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë me dije se në projektin e tij do të përfshihet secili qytetar.

Në Ditën Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, ai ka vlerësuar se do të krijon kushte që të sjell në pah çdo potencial të fjetur, duke nderuar forcën dhe dinjitetin e çdo qytetari në shoqërinë tonë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamza ka shkruar se aftësia e kufizuar asnjëherë nuk duhet të shihet si një kufizim, por si aftësi e ndryshme.

“Në përpjekjen tonë për ta bërë Kosovën më të mirë, secili do të përfshihet dhe do të ketë një rol. Ne do të krijojmë kushte që të sjellim në pah çdo potencial të fjetur, duke nderuar forcën dhe dinjitetin e çdo qytetari në shoqërinë tonë. Sot është Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe shpreh angazhimin tim të plotë për të krijuar një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe të drejtë. Aftësia e kufizuar asnjëherë nuk duhet të shihet si një kufizim, por si aftësi e ndryshme”, ka shkruar Hamza.

Të ngjashme