Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza, ka prezantuar para deputetëve në komisionin parlamentar për Buxhet dhe Financa Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
“Projektligji për ndryshim dhe plotësim të ligjit për presidentin e republikës së Kosovës sa i përket aspektit të ndikimit buxhetor dhe financiar të projektligjit, sponsorizuar është zyra e kryeministrit e cila ka bërë kërkesë në MF për dhënien e opinioni për vlerësimin e ndikimit buxhetor për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për presidentin e Kosovës”.
“Ky projektligj ka për qëllim plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për presidentin e Kosovës. Bazuar në vlerësimin fillestar dhe të dhënat e prezantuara nga zyra e kryeministrit përmes formularëve të koston MF ka dhënë opinionin e vet lidhur me vlerësimin e ndikimit buxhetor”.
Hamza tha se buxheti për Zyrën e Presidentit rritet për 81 mijë e 543 euro për periudhën 2017-2020. Ai më tej sqaroi se numri i të punësuarve ishte 70 kurse me ndryshimet e bëra në ligj do të arrijë në 80 të punësuar.
“Projektligji do të ketë kosto shtesë në vlerë prej 66 mijë e 543 euro në periudhë 2018-2020, dhe kërkesë për tre punëtorë shtesë përkatësisht për vitin 2018 kostoja shtesë është në vlerë 22 mijë euro, për vitin 2019 kostoja shtesë 22 mijë e 181 euro dhe për vitin 2020 kostoja shtesë është 22 mijë e 222 euro. Kjo shumë, në momentin kur është bërë ky vlerësim nuk ka dhënë pjesë e projeksioneve buxhetore në zyrën e presidentit mirëpo opinioni i departamentit të buxhetit në kohen kur është lëshuar ky opinion ligji i buxhetit të vitit 2017 ka qenë në fuqi dhe ka qenë një situatë tjetër buxhetore”.
“Atë kohë numri i aprovuar ka qenë 70 punësuar në zyrë e presidentit, tash me Ligjin e buxhetit të viti 2018 nr i aprovuar është 80, rrjedhimisht kërkesa prej 3 punëtorë shtesë mund të akomodohet brenda ndarjeve ekzistuese buxhetore, dhe ne si MF kemi konsideruar që si ligj nuk ka ndonjë kosto të lartë buxhetore qe do të ngarkonte buxhetin e Kosovës në atë nivel që rrezikon stabilitetin makro-fiskal”.
Ky propozim morri miratimin e anëtareve të komisionit. Në mbledhje është duke u shqyrtuar edhe Raportit vjetor financiar të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2016.
Në mbledhjen e 16 janarit Komisioni për Legjislacion dhe Mandate me 6 vota për dhe 2 kundër kishte miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Presidentin e Kosovë.
Ndryshimet e bëra nuk kufizojnë benefitet për presidentin e vendit. Më këtë Projektligji hiqen kufizimin prej 5 vjet për benificione për presidentin duke i mundësuar atij ose asaj benificione të përjetshme, raporton EO.