Hamza e njofton O’Connellin me sfidat për ruajtjen e rritjes ekonomike

Prishtinë | 15 Sht 2017 | 16:02 | Nga

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, me të cilin diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Sipas një njoftimi të MF-së, ministri Hamza ka shprehur gatishmërinë e tij për vazhdimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit , si dhe e vlerësoi lart ndihmën gjithëpërfshirëse të Britanisë së Madhe ndaj Kosovës. Më tutje, ministri e informoi ambasadorin për hapat e ardhshëm që do të ndërmarrë dhe prioritetet e Ministrisë së Financave.

Ministri Hamza gjithashtu e njoftoi ambasadorin Ruairi O’Connell për prioritet e Qeverisë dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e ekonomisë për ruajtjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjen e indikatorëve makro-fiskalë, si dhe për përkushtimin në luftimin e ekonomisë joformale.

Ndërsa, ambasadori Ruairi O’Connell shprehu gatishmërinë e tij dhe të shtetit që ai përfaqëson në ofrimin e ndihmës dhe bashkëpunimit me Ministrinë e Financave në fushat të cilat ofrojnë qëndrueshmëri makro-fiskale dhe zhvillim për Kosovën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme