Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka kërkuar që Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike t’i kushtohet më shumë rëndësi dhe kujdes maksimal, që të ketë qeverisje transparente dhe efikase të menaxhimit të financave të sektorit publik, raporton Ekonomia Online.
Në konferencën “Fuqizimi i Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike dhe llogaridhënies menaxheriale në subjektet e sektorit publik në Kosovë”, Hamza kërkoj që ofrohen programe për kontroll të brendshëm që të përmirësohen financat e sektorit publik.
“Qëllimi konferencës është të sigurojë një sistem të shëndoshë në menaxhim të financave publike që do mundësoj platformave të vazhdueshme të qeverisjes. Komisioni evropian për të gjitha shtetet anëtare por edhe atyre që aspirojnë ofrojnë një program për kontroll të brendshëm dhe për të përmirësuar financa e sektorit publik. Sistemet adekuate të menaxhimit janë thelbësore për të bërë llogaridhënien, përdorimin efektiv të fondeve publike përshirë auditimin e brendshëm dhe të pavarur”, tha Hamza.
Sipas tij, kontrolli i brendshëm i financave që nga viti 2005 ka pasur një përparim të dukshëm. Ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë me reforma në administratë publike me theks në menaxhimin e financave publike.
“Në këtë kuadër Ministria e Financave, me përkrahje të komisionit evropian ka miratuar Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike i cili është miratuar nga Kuvendi në maj 2018. Me këtë ligj rregullohet financimi publik të ndërtuar mbi parime të qeverisje s së mirë. Duke qenë pjesë e reformës përgjithshëm objektiva e ligjit është ti bëjë menaxherët e sektori publik llogaridhënës. Ligji është harmonizuar me modelin dhe kornizën e kontrollit ë brendshëm. Për zbatimin e kontrollit të mirëfilltë janë zbatuar edhe disa parime, ndër ta kemi 157 auditorë. Qeveria është duke u angazhuar vazhdimisht në përmirësimin e mjedisit ë kontrollit ë brendshëm”, shtoi Hamza, raporton Ekonomia Online.
Përfaqësuesi i Komisionit Evropian, Raymond Hill, ka inkurajuar bizneset, qytetarët dhe institucionet që ta zbatojnë ligjin që të mos mbetet vetëm një ligj i miratuar në letër.
“Ligji është në letër dhe nuk është asgjë pa njerëzit. Është një mjet për ju që ta përdorni nëse doni ta merrni një shkallë më të mirë dhe tu ndihmojë juve në menaxhim të financave publike. Mënyra si zbatohet është faktori kryesor në çështjen se si mund të arrihet suksesi i atij ligji dhe gjendja e administratës suaj në të ardhmen. Ligji juaj përcakton elementet të përgjegjësia menaxheriale ku menaxherët kryesorë kanë përgjegjësi për performancen e asaj organizate dhe kjo është në përputhje me standarde evropiane”, pohoi Hill.
Ndërkaq, ai foli edhe për të mirat e një menaxhimi të mirëfilltë të financave publike.
“Nëse flasim për qëllimin e kontrollit të brendshëm të financave publike është për ti ndihmuar menaxherët për të udhëheq organizatën e tyre në mirë. Iu lejon juve të keni sigurim më të mirë se si organizata juaj performon. Sektori publik nuk është si një organizatë private. Do forcojë llogaridhënien dhe do fuqizojë të menduarit e menaxhimit nëpër tërë organizatën tuaj. Nga Pamja politike do të mundësojë shërbime më të mira për qytetarë dhe biznese”, shtoi Hill.
Hill përkrahur ministrin Hamza për llogaridhënien që menaxherët duhet ta kenë krahas ligjit në fuqi.
“Ligji i ri kërkon që menaxherët të jenë llogaridhënës që objektivat të arrihen në mënyrë të suksesshme. Nuk të bëjë vetëm me atë se çka merrni ju por edhe me atë se ambienti i sistemeve të kontrollit të brendshëm mund të ndihmojë në parandalimin e korrupsionit, në prokurorimin publik, për juve si menaxherë gjërat për të cilat keni brenga, lejon që ju të jeni të informuar”, tha tutje Hill.