Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka kërkuar nga qytetarët që vizionin e PDK-së ta ndajnë me shoqëri e familjarë.
Ai ka publikuar disa pamje nga fushata hapëse e PDK-së dje në Prishtinë.
“Nuk po e kërkoj vetëm votën tuaj, por edhe pjesëmarrjen tuaj aktive. Le të punojmë për një Kosovë që përmbush premtimin e historisë sonë dhe potencialin e së ardhmes”, ka shkruar Hamza në Facebook.