Kryetari i Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza, ka thënë për Ekonomia Online se shtatëvjeçari i vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, Leotrim Ahmeti, simbolizon humbjen e jetës së mijëra fëmijëve të pafajshëm.
Hamza ka thënë se Kosova e ka fituar lirinë nga gjaku i dëshmorëve e martirëve të vendit, teksa ka kërkuar më shumë punë për ndërtimin e shtetit.
Hamza ka thënë se themelet e lirisë dhe shtetësisë së Kosovës, qëndrojnë në veprën e gjakut edhe veprës së e komandantit Malush Ahmeti, babait të Leotrimit, i vrarë nëntë muaj pas vrasjes së shtatëvjeçarit.
“Për të arritur lirinë në themelet e lirisë, qëndron sakrifica gjaku i shumë dëshmorëve, fëmijëve, grave dhe vajzave të Kosovës. Është fat i madh që falë kësaj sakrifice falë këtij gjaku, Kosova e ka fituar lirinë, e ka shtetin e neve na ngelet që të punojmë shumë ta ndërtojmë shtetin, ta bëjmë shtetin me mirëqenie ku njerëzit të rejat, vajzat, djemtë, gratë, burrat e kanë perspektivën e tyre dhe jetojnë në Kosovën e lirë, Kosovën sovrane”, ka thënë Hamza.
Hamza, tutje ka deklaruar se Leotrimi simbolizon humbjen e jetës së mijëra fëmijëve të pafajshëm, e që sipas tij e kanë paguar çmimin që Kosova të jetë e lirë dhe e pavarur.
“Përndryshe familja Ahmeti është një familje me shumë kontribute për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës edhe Leotrimi i vogël do të thotë e ka paguar çmimin që është një simbol, ku simbolizon humbjen e jetës së mijëra fëmijëve të pafajshëm që janë çmim që e ka paguar Kosova për lirinë dhe pavarësinë e saj dhe normalisht që në themelet e lirisë dhe shtetësisë së Kosovës qëndron fortë gjaku edhe vepra e komandantit Malush Ahmeti, një prej komandantëve më të zotë që ka pas Kosova edhe Drenica, është familje më shumë kontribute dhe përkundër kësaj humbje, përkundër dhimbjeve e shohim që familjarët e kësaj familje, nëna Shukria ka përveç dhimbjes edhe krenarinë dhe na bën edhe neve tjerëve të jemi krenarë me veprën dhe punën e tyre”, ka thënë Hamza.