Hamza-Mantovanelli bisedojnë për implementimin e projekteve të BB-së

Prishtinë | 18 Sht 2017 | 15:04 | Nga

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim shefin e Bankës Botërore në Kosovë Marco Mantovanelli, ku diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit, në veçanti për implementimin e projekteve në Kosovë të cilat financohen nga Banka Botërore.

Me këtë rast, Ministri Hamza vlerësoi lartë kontributin e Bankës Botërore për zhvillimin ekonomik të Kosovës, në veçanti në fushën e energjisë dhe zhvillimin e sektorit privat. Në takim u diskutua për projektet që do të mbështeten në bazë të kornizës së partneritetit strategjik. Ministri Hamza shprehi gatishmërinë për të bashkërenduar bashkëpunimin në sektorin e energjisë dhe mbështetjes së drejtpërdrejtë të zhvillimit të Kosovës. Që të dy u zotuan për të mbështetur projektet në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit në kuadër të prioriteteve të Qeverisë.

Ndërsa, shefi i BB-së në Kosovë Marco Mantovanelli duke uruar Ministrin Hamza për pozitën e re, i shprehi gatishmërinë e tij dhe të Bankës Botërore për të vazhduar bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës Kosovës, në veçanti në përshpejtimin e përgjigjeve të bankës në realizim më efikas të projekteve.

Të ngjashme