Hamza: Mirë se erdhe në PDK, Aida

Prishtinë | 07 Maj 2026 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka konfirmuar se Aida Dërguti i është bashkuar kësaj partie.

Hamza ka shkruar se për Aidën, siç e dinë të gjithë, drejtësia është mbi të gjitha detyrë. Dhe, në këtë mision, do të punojmë bashkë.

Postimi i tij i plotë:

Sot e mirëprita në Partinë Demokratike të Kosovës, Aida Dërgutin, një aktiviste të dalluar dhe qytetare të përgjegjshme, para se të jetë politikane. Një zonjë që, për dekada me radhë, ka pasur vetëm një qëllim: t’i shërbejë Kosovës, në çfarëdo kapaciteti që i është besuar.

Për Aidën, siç e dinë të gjithë, drejtësia është mbi të gjitha detyrë. Dhe, në këtë mision, do të punojmë bashkë.

Mirë se erdhe në PDK, Aida!

Të ngjashme