Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza ka pritur në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Safet Gërxhaliu, kryetarin e Klubit të Prodhuesve të Kosovës Astrit Panxha si dhe drejtorin Ekzekutiv të Këshillit të Investitorëve Evropian Shpend Balija.
Në këtë u diskutohet për Efektet e masave të reja fiskale për vitin 2018, Pakoja e ligjeve Fiskale, Masat e reja Fiskale si dhe u bë themelimi i Grupit punues për masat mbrojtëse tatimore për prodhuesit vendës, raporton Ekonomia Online.
Ministri Hamza, tha se Efektet e masave të reja fiskale për vitin 2018, janë duke u zbatuar sipas planit. Ai madje ka paralajmëruar edhe mas të reja ditëve në vazhdim.
Hamza u ka dorëzuar atyre koncept dokumentin i cili ka të bëjë me reformat e legjislacionit që rregullojnë fushën e biznesit e që janë: Ligji për tatimin në pronë; Ligji për korporatat; Ligji për tatim në fitim të të ardhurave individuale; Kodi i Dogave të akcizës dhe Ligji për Administratën Tatimore dhe procedurat.
Kjo pako e ligjeve sipas tij, do të jetë gati deri në fund të viti.
“Pata kënaqeshin të jua jap koncept dokumentin që ka të bëjë me reformat që e rregullojnë çështjen e biznesit. Pres kontributin e përfaqësuesve të bizneseve deri me datën 5 mars që të japin kontributin dhe pas kësaj date grupet punues do të merren me draftimin e këtij ligji dhe kur këto ligje të jen të draftuara ta japin ndihmën e tyre”.
Sipas tij, mbrojtja e produkteve të prodhuar në Kosovë është qëllim i ministrisë që udhëheq.
“Mbrojtja e produkteve të prodhuara në vendin tonë që ballafaqohen me produktet që vijnë nga vendet aziatike. Përveç që kemi qëllim mi mbrojtur prodhuesit e kemi qëllim me mbrojt edhe qytetarët”.
Kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu, tha se masa që po merr MF në shumë raste po politizohen, prandaj sipas tij, duhet që të bëhen kampanja vetëdijësuese ngase nuk ju bëhet nderë reformave fiskale nëse politizohen.
“Është duke u bërë një punë që duhet të duartrokitet. Duhet të jemi paska me skeptik sepse hapat që po merren nga MF po politizohen. Jemi vërtet të avancuar në partneritet, por nuk jemi përkrahës që të përkrahim iniciativat e grupeve parlamentare për favorizimin e grupeve të caktuara”.
“Ne duhet të mos e përkrahim informalitetin. Duhet të krijojmë kampanja vetëdijsuese për ndalimin e informalitetit. Nuk ju bëhet nderë reformave fiskale nëse politizohen”.
Kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, tha se po tentohet që të krijohet një ambient më i mirë i të bërit biznes në Kosovë. Prandaj sipas tij, duhet që të respektohet ligji që të luftohet informaliteti.
“Ne si klub i prodhuesve të Kosovës në partneritet me MF po tentojmë të bëjmë një ambient më të lehtë e të bërit biznes në Kosovë. U bëjmë thirrje bizneseve në Kosovë që të deklarohet lënda e parë. Për neve duhet të respektohen ligjet dhe ta luftojmë infomalitetit”.