Hamza: PDK-ja do të votojë marrëveshjet ndërkombëtare

Prishtinë | 09 Kor 2020 | 11:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën plenare ku në rend dite janë miratimi i pesë marrëveshjeve ndërkombëtare.

Lidhur me këtë, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se vota e PDK-së do të jetë në mbështetje të këtyre marrëveshjeve.

“PDK asnjëherë nuk ka qenë kundër këtyre marrëveshjeve, e dimë rolin e tyre. Shumicën prej tyre i kemi negociuara dhe nënshkruar ne”.

“Disa herë në këtë Kuvend kemi thirr për kohezion, sepse e dimë se për çështje të caktuara nuk është e nevojshme vetëm qeveria, por nuk kemi hasur në këtë kohezion”.

“Duke u bazuar në interesin e vendit, vota e PDK-së do të jetë pro”

Të ngjashme