Edhe në komunën e Mitrovicës, si pasojë e vërshimeve nga reshjet e shiut, situata është e tejet e rënduar.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka thënë për Dukagjinin se deri tani janë evakuuar një “numër i konsiderueshëm” i familjeve, numër i cili vazhdon të rritet.
“Jemi duke evakuuar shumë familje. Është numër i konsiderueshëm i të evaukuuarve, ato vetëm po rriten. Kemi angazhuar të gjitha kapacitetet tona, edhe, policinë zhytësit, zjarrfikësit, të gjithë por është aq sasi e madhe e ujit që është vështirë e menaxhueshme”, ka thënë Hamza.
Po ashtu, ai ka deklaruar se gjendja është alarmante dhe shqetësuese, pasi lumenjtë kanë dalë nga shtrati, janë vërshuar shumë fshatra, por edhe pjesë të qytetit.