Ministri i Financave, Bedri Hamza, do të japë votën e tij për kandidaturën e nominuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për President të Bankës Botërore, për David Malpass.
Hamza, si Guvernator për Kosovë në Bankën Qendrore do të përkrahë dhe do të japë votën e tij për David Malpass, i cili është kandidat për President në Bankën Botërore.
David Malpass, deri më tani ka qenë nënsekretar i Departamentit Amerikan të Thesarit.
Thesari Amerikan, ka një bashkëpunim të shkëlqyer ndër vite me Ministrinë e Financave në Kosovë dhe si rezultat i këtij bashkëpunimi, ministria e Financave e ka të zhvilluar Departamentin e Thesarit në Kosovë.