Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot Shoqatën e Pensionistëve të Kosovës dhe rrjetin e çerdheve “Bardha” në Prishtinë.
Pensionistëve të Kosovës, Hamza u ka premtuar rritje të pensioneve të moshës për 70% dhe rritje të pensioneve kontributdhënëse në mënyrë të përshkallëzuara sipas viteve të punës.
Hamza ka premtuar të ndërtojë edhe Qendra për Kujdesin e të Moshuarve në çdo regjion të Kosovës, si dhe furnizim të sigurt dhe të vazhdueshëm me medikamente për të moshuarit.