Kabineti qeveritar në mbledhjen e rregullt ka votuar pro propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit për ministrin e Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare për Projektin për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturës Gjeohapësinore me Asociacionin Ndërkombëtarë për Zhvillim, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se vlera e kësaj marrëveshje është 14.6 milionë.
“Vlera është 14.6 milion euro në formë të kredisë shtetërore, norma e interesit vjetor është 0.6%”, tha ministri Hamza.