Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza në mbledhjen e Qeverisë ka paraqitur Programin e Reformave në Ekonomi 2018-2020.
Hamza me këtë rast tha se programi parasheh reforma në sektorë të ndryshëm dhe se ky raporto ka të bëjë me pjesën e ekonomike të Raportit të Progresit.
Ai gjithashtu përmendni dhe fushash ku specifikisht është i përqendruar ky program që qëllim ka përafrimin me vendet e BE-së, raporton Ekonomia Online.
“Kosova ka për obligim të zhvillojë dialog mbi Komisionin Evropian ka kushte dhe standarde përmes këtij dialogu vendi jonë tregon progresin që nevojitet për tu përballur me vendet e BE-së. Ky program ka të bëjë me pjesën ekonomike të Raportit të Progresit. Janë dy pjesë kryesore reforma strukturore dhe makroekonomike, pjesa e parë i përmban 20 reforma ekonomike, janë nën fushë të reformave që ju është përcaktuar udhëzuesi, menaxhimi i financave publike sektorët strategjikë bujqësia, mjedisi dhe ulja e ekonomisë jo formale, tregtia, arsimi dhe përkujdesni sociale”, tha ai.
Kur foli për rritjen ekonomike, i pari i Financave në vend, tha se ajo do të jetë 4.5% këtë vi, ndërsa deri në vitin 2020 do të arrijë mbi 5 %.
“Rritja ekonomike 4,5% do të jetë në vitin 2018 ,ndërsa mbi 5% do të rritet deri në vitin 2020, kjo rritje ndikon ndjeshëm në të hyrat buxhetore. Implemenimti më i shpejtë i kredive të buta ofron potencial për rritje më të madhe të ekonomi. Çdo vonesë në realizimin e potencialeve tona i kthen ato në rreziqe”, tha Hamza.