Hamza ka replikuar me deputetin e Vetëvendosjes, Faton Topalli i cili ka thënë se nuk ka ndryshim të politikave qeveritare sa i përket buxhetit.
“Topalli bëri analiza të pasakta dhe të paqëndrueshme. Buxheti është 2 miliard e 82 milionë. Të hyra 1 miliard e 828 milionë”.
“Pati analiza të pasakta, partner i Kosovës është Bashkimi Evropian, sa i përket ndryshimeve. E di se Kosova ka nevojë më të madhe, por rritja ekonomike me 4.6% është rritja më e madhe ekonomike ne vitet e pasluftës, por që ka nevojë të kalojë edhe në nivel më të lartë”, ka thënë ai.
“As politika fiskale nuk është paraparë të jetë barrë për biznesit”.
“Ky buxhet pjesën më të madh ia kushton investimeve kapitale apo 33 përqind të totalit të buxhetit”.
Hamza ka thënë ka ripërsëritur se buxheti parasheh rritje të pagave dhe asistencës sociale.