Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim Drejtorin e Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) për Evropën Juglindore dhe Turqinë Christoph Tiskens, ku diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Me këtë rast, Ministri Hamza e falënderoi Christoph Tiskens për mbështetjet e deritanishme të KfW-së për Kosovën, në veçanti për Ministrinë e Financave, në realizimin e projekteve të rëndësishme për Kosovën. Ai gjithashtu e njoftoi Tiskens për prioritet e Qeverisë dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e ekonomisë për ruajtjen e rritjes ekonomike si dhe ruajtjen e indikatorëve makro fiskal.
Ndërsa, drejtori i KfW-së për Evropën Juglindore e Turqinë Christoph Tiskens shprehi gatishmërinë e KfW-së që ta ndihmojë Kosovën edhe në të ardhmen në fushat të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.