Hamza takon ambasadorin e Suedisë, diskutojnë për progresin dhe sfidat në ekonomi

????????????????????????????????????
Prishtinë | 05 Pri 2018 | 13:45 | Nga

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur sot në takimin ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në Kosovë, Henrik Nilsson, ku diskutuan për progresin dhe sfidat e vendit tonë në fushën e financave dhe ekonomisë.

Në këtë takim gjithashtu u diskutua edhe  për progresin e arritur deri më tani në implementimin e projekteve, përmes të cilave shteti suedez  i ndihmon Kosovës  në zhvillimin e saj, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën regjistrimit të pronave, transmeton Ekonomia Online.

Sipas një komunikate nga MF-ja, Hamza për të gjitha këto falënderoi ambasadorin suedez, Henrik Nilsson për ndihmën dhe kontributin që shteti suedez ka dhënë dhe vazhdojnë të jap për institucionet e Kosovës.

Ndërsa, ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në Kosovë, Henrik Nilsson, duke falënderuar ministrin Hamza për pritjen dhe  informimin me të gjitha zhvillimet, u shpreh shumë i lumtur për progresin e arritur në Ministrinë e Financave.

Sipas tij, fal këtij progresi dhe bashkëpunimi të shkëlqyeshëm të të dy shteteve, në ardhmen do shihet mundësia për thellimin e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera.

 

Të ngjashme