Hamza takon James Carafanon në Prishtinë, thekson nevojën për thellim të aleancës Kosovë–SHBA

Prishtinë | 30 Pri 2026 | 18:27 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka zhvilluar një takim pune në Prishtinë me James Carafano, këshilltar i lartë në The Heritage Foundation dhe një nga ekspertët më të njohur amerikanë në fushën e sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hamza ka bërë të ditur se ky është takimi i dytë mes tyre, pas atij të zhvilluar vitin e kaluar në Washington DC, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të këtij dialogu.

“Një takim pune në Prishtinë me James Carafano nga Washington DC. James është Këshilltar i Lartë i Presidentit në ‘The Heritage Foundation’ dhe E.W. Richardson Fellow. Me James po takohemi përsëri pas takimit që patëm vitin e kaluar në Washington. Ai është ekspert i njohur në fushën e sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme, përfshirë sektorin e energjisë, si dhe ndër zërat më me ndikim sot. U pajtuam që ka ardhur koha që Kosova dhe SHBA-ja të bashkëpunojnë shumë më ngushtë dhe në mënyrë më të strukturuar drejt një aleance që ndërtohet bazuar në interesat e përbashkëta strategjike”, ka shkruar Hamza.

Takimi vjen në një kohë kur thellimi i marrëdhënieve strategjike mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara konsiderohet kyç për zhvillimin e sektorëve të sigurisë, energjisë dhe politikës së jashtme të vendit.

Të ngjashme