Hamza thirrje për Diasporën: Regjistrohuni dhe bëhuni pjesë e ndryshimit që Kosova ka nevojë

Prishtinë | 25 Nën 2024 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, është pritur në mënyrë madhështore gjatë turneut të tij që e pati në fundjavë në Hannover të Gjermanisë, ku ka falënderuar mbështetjen e mijërave bashkatdhetarëve, raporton Ekonomia Online.

Gjatë fjalimit, ai theksoi rëndësinë e diasporës për të ardhmen e Kosovës, duke i bërë thirrje bashkatdhetarëve që të regjistrohen deri më 26 dhjetor për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme dhe për të kontribuar në ndryshimin e vendit.

“Zëri i diasporës ka vlerë për ne dhe ndikim për Kosovën. Regjistrohuni deri më 26 dhjetor për të votuar, bëhuni pjesë e ndryshimit që Kosova ka nevojë,” u shpreh Hamza.

Ai i ftoi qytetarët që të regjistrohen, të votojnë dhe të ndikojnë në përmirësimin e Kosovës, duke e theksuar se “Kosova mundet më mirë.” Hamza do të vazhdojë turneun e tij në mërgatë, me tubim të radhës që do të mbahet më 30 nëntor në qytetin e Vjenës.

https://www.facebook.com/reel/1122428566048983

Të ngjashme