Një debat i ashpër është zhvilluar ndërmjet përfaqësuesve të PDK-së dhe VV-së, derisa Bedri Hamza ka reaguar ndaj Besnik Bislimit duke thënë se në partinë e tij nuk ekziston ligji.
Hamza nga PDK në “Pressing” në televizionin T7, duke replikuar me Besnik Bislimin, ka thënë se për partinë e VV-së nuk ekziston ligji.
Hamza tha se kjo parti edhe ndërmjet veti është prishur, dhe se kjo parti nuk mund të bëhet bashkë me askënd.
“Ju VV kur s’ju konvenon Ligji, s’ka ligj hiq. I thyeni kerret, qitni gaz, jeni të dënuar, prej Albin Kurtit e deri te të tjerët. S’keni as program, as ekip. Kqyreni Prizreni, ju s’bëheni me askënd, edhe ndërmjet vete jeni prishë”, tha Hamza në Pressing.